KË DISHIPULLIZON?
Ne mobilizojmë të rinjtë e krishterë.
Ne i pajisim ata që të arrijnë brezin e ri.
BËHU NJË UDHËTAR
BËHU EDHE TI NJË BASHKUDHËTAR
Një Bashkudhëtar është dikush që ecën përkrah ‘udhëtarit/udhëtares’ së tij/saj, si të ishte 'shoku' i tij/saj. Nuk po kërkojmë 'super të krishterë'! Ata nuk ekzistojnë. A ke dëshirë të ndjekësh Jezusin çdo ditë dhe të arrish dikë tjetër për Jezusin, në jetën tënde të përditshme? Atëherë bashkohu me ne tani.
SHKARKO APLIKACIONIN BASHKUDHËTARËT
Duke shkarkuar Aplikacionin “Bashkudhëtarët” ti do ta kesh Bashkudhëtarët në xhepin tënd. Trajnimin mujor, sfidat, grupin tuaj prej 5 vetash, do t'i gjesh të gjitha aty: aplikacioni është për ty. Është i këndshëm dhe interaktiv. Nëse ke ndonjë pyetje ose koment, thjesht bëji ato në aplikacion. Ke bërë një selfi të lezetshme me udhëtarin apo udhëtaren tuaj të re? Ndaje me ne duke e postuar! Aplikacioni është aty për çdo Bashkudhëtar!
FILLO NJË SFIDË SOT
Në ‘Bashkudhëtarët’ punojmë me sfida. Këto sfida bazohen në detyrat apo sfidat që Jezusi iu dha dishepujve të Tij (drejtpërdrejt ose nëpërmjet apostujve të Tij), dhe me këto sfida do të punosh edhe ti bashkë me udhëtarin apo udhëtaren tënde më të vogël. Sfidat mund t'i gjesh në aplikacionin ‘Bashkudhëtarët’.
Je kurioz se si duket një sfidë e tillë, por nuk je ende një Bashkudhëtar? Atëherë shiko mikroSfidat.
Kë mendon të sfidosh?
NE ECIM PËRKRAH ATYRE QË ECIN VETËM 👣
Michael Frost
(autor, pedagog, folës) Unë kam qenë në dijeni të Bashkudhëtarëve për shumë vite, pasi kam hasur për herë të parë punën e tyre në Phnom Penh. Është një lëvizje e mahnitshme që na bën thirrje të bëhemi motra dhe vëllezër të mëdhenj me fëmijët e pambrojtur, të cilët përndryshe do të kalonin të vetëm nëpër rrethana shumë sfiduese. Jam i kënaqur të dëgjoj që Bashkudhëtarët tani është lançuar në Evropë, ku është dëshpërimisht e nevojshme.