New announcement. Learn more

Ëndrra jonë

Çdo fëmijë i mirëpritur
Çdo i ri i pajisur 
Çdo kishë e përfshirë 

Ne ecim përkrak atyre që ecin vetëm...

Çdo fëmijë i mirëpritur

Të gjithë kanë nevojë të 'përkasin'. Kjo është arsyeja pse ne mirëpresim fëmijët dhe të rinjtë dhe udhëtojmë me ta. Ata përjetojnë dashurinë e Jezusit nëpërmjet pranisë të Bashkudhëtarit në jetën e tyre. Ashtu si një familje mblidhet për të festuar, ndarë, ngrënë dhe për të bërë gjëra së bashku, kështu mblidhet edhe familja Bashkudhëtarët Europe. Kjo ndodh përmes marrëdhënies 1-me -1 të Bashkudhëtarit me udhëtarin ose udhëtaren e re por ne gjithashtu mblidhemi për ngjarje të ndryshme të Bashkudhëtarëve Europe. Çdo fëmijë i mirëpritur.

Çdo i ri i pajisur

Bashkudhëtarët Shqipëri i pajis të rinjtë e krishterë për dishepullizim. Ne besojmë se duhet të ndjekim si mësimet e Jezusit po ashtu edhe metodën e Tij - që do të thotë se dishepullizimi duhet të jetë relacional në thelb. Ne i pajisim Bashkudhëtarët përmes trajnimeve dhe sfidave, në mënyrë që ata - në komunitetet e tyre - të mund të ecin së bashku me një udhëtar ose udhëtare të re vulnerabël. Ne zgjedhim për këtë model 1-me -1 në mënyrë që të gjithë të përfshihen. Çdo  i ri i pajisur.

Çdo kishë e përfshirë

Bashkudhëtarët Shqipëri forcon kishat në Shqipëri. Ne mobilizojmë dhe frymëzojmë. Ne ndihmojmë për të krijuar angazhim në porosinë e madhe që na dha Jezusi: të jemi dishepujt e Tij dhe të bëjmë dishepuj (Mateu 28). Ne e krijojmë këtë përmes trajnimeve, folësve dhe seminareve. Vizioni i Bashkudhëtarëve mbi dishepullizimin kthehet në mësimet dhe metodën e Vetë Jezusit. Bashkudhëtarët fokusohet tek të rinjtë dhe adoloeshentët. Ne jemi një lëvizje që forcon kishën dhe krijon angazhim. Çdo kishë e angazhuar.

Bashkudhëtarët Shqipëri- Ne ecim përkrah atyre që ecin vetëm

Shumë fëmijë në Evropë janë të pambrojtur - 26% e tyre, për të qenë të saktë. Kjo është një e  katërta! Në disa vende në Evropën Lindore (si Rumania) ky numër dyfishohet në përafërsisht 50%. Një përqindje e madhe. Meditoni rreth kësaj.

Këta fëmijë janë të cenueshëm ose të përjashtuar nga shoqëria në një mënyrë ose në një tjetër. Kjo mund të jetë për shkak të varfërisë së rëndë ose krizës së fundit të refugjatëve. Megjithatë, edhe fëmijët që janë në situata të qëndrueshme financiarisht nuk kanë asnjë garanci. Mendoni për faktin se shumë fëmijë rriten në situata me një prind të vetëm ku prindërit punojnë shumë për ta mbajtur familjen në këmbë, por - si rezultat - fëmijët janë vetëm në pjesën më të madhe të kohës. Fëmijët që kanë atë që mund të blejnë paratë mund të kthehen në shtëpi pa askënd që t'i përshëndesë, t'i shohë dhe të dëgjojë historitë dhe gëzimet e tyre. Kështu mund të duket vetmia. Sidomos për zonat urbane, thuhet se vetmia është një nga problemet më të mëdha të këtij brezi.

Edhe fëmijët që i kanë të gjitha dhe duket se po ecin mirë, kanë nevojë për një mik. Dikush që është i gatshëm të investojë kohë, energji dhe ide në jetën e tyre. Dikush që është i gatshëm t'i ndihmojë t'i drejtojë dhe t'i inkurajojë ata të jenë më të mirët që munden. Për tu rritur dhe për tu aftësuar në çdo fushë të jetës. Ajo që shohim këtu është një mundësi për të dashur në emrin e Jezusit!

Gjatë gjithë historisë, të rinjtë kanë qenë në front të parë të çdo lëvizjeje për ndryshim. Prandaj ne i pajisim të rinjtë e krishterë që të dishepullojnë nga një fëmijë secili.

Kjo është ëndrra jonë për brezin e ardhshëm të të krishterëve të rinj në Evropë - që një brez të transformojë tjetrin. Për të qeshur me ta, ose për t'i ndihmuar ata të kalojnë vështirësitë e jetës. Për të ardhur së bashku dhe për të qenë përkrah tyre. Të jesh mjaft i guximshëm të bësh një hap dhe të marrësh seriozisht urdhrin e Jezusit për dishepullizim.

Nëse ka kuptim për ty, le të kontaktojmë. Nëse ke dëshirë të shërbesh me ne, hidhi një sy mundësive aktuale dhe bashkohu me ne në udhëtim përkrah atyre që ecin vetëm.

Një lëvizje dishepullizimi

Ne mobilizojmë dhe pajisim të rinjtë e krishterë në Evropë që të ecin përkrah fëmijëve vulnerabël në komunitetet e tyre. Ne mblidhemi për të ndarë jetën, për tu kënaqur dhe për të mësuar.

Njërin pas tjetrit. Një fëmijë në një kohë.

Historia jonë

Historia jonë fillon 20 vjet më parë në një lagje të varfër në Phnom Penh, Kamboxhia. Craig Greenfield, themeluesi i lëvizjes Bashkudhëtarët ndërkombëtarë, hoqi dorë një karrierë korporative dhe u zhvendos në një lagje të varfër kamboxhiane. Së bashku me gruan e tij Nay, Craig filloi të punonte me familje të varfra të shkatërruara nga SIDA, në mënyrë që fëmijët që kishin humbur prindërit e tyre të mos largoheshin nga të gjithë ata që njihnin dhe njerëzit që donin gjithashtu

Por ndërsa u afruan me shumë nga jetimët që ishin fqinjët e tyre, Craig dhe Nay ishin të frustruar që ata mund të arrinin personalisht vetëm një pjesë të vogël fëmijësh me llojin e edukimit intensiv, dashurisë, stërvitjes, inkurajimit, këshillimit dhe dishepullimit  që mund të transformonte jetët e tyre.

Duke kuptuar se nuk mund të blesh dashuri, ata vendosën që më shumë stafi i paguar nuk ishte zgjidhje. Në vend të kësaj, Craig filloi të lutej për një lëvizje vullnetare të të krishterëve të rinj kamboxhianë që të ngriheshin nga brenda Kishës për të arritur dhjetëra mijëra fëmijë të margjinalizuar në të gjithë vendin. Kjo lëvizje do të mbështetej tërësisht në punën e Frymës së Shenjtë në zemrat e njerëzve, në vend të stimujve financiarë. Dhe nuk do të varej nga të huajt, por do të ishte me të vërtetë një lëvizje e të varfërve për të ndihmuar të varfrit.

Lëvizja filloi me vetëm dhjetë të rinj të krishterë. Ata bënë shumë gabime dhe bënë edhe më shumë ndryshime. Por gradualisht, me hirin e Zotit, ata filluan të identifikonin çelësat për të parë një lëvizje të tillë të vazhdonte dhe të përhapej. Në vitin 2003 lindi Bashkudhëtarët Kambodia.

Sot, mijëra të rinj të krishterë ecin me besnikëri përkrah një fëmije vulnerabël, secili në komunitetin e vet.

Lëvizja është përhapur në të gjithë Kamboxhia dhe më gjerë, pasi një sërë vendesh të tjera në Azi dhe Afrikë kanë filluar vetë lëvizjet së bashku me ta. Një brez po pajiset për të arritur tjetrin.

Por kjo nuk është mbarimi i historisë...

Kur Mart-Jan & Talitha van der Maas u transferuan në Kamboxhia në 2014, ata shpejt kuptuan se sfidat e vendit ishin të shumta dhe puna ishte përtej asaj që ata mund të bënin ndonjëherë. Duke e ndjerë dobësinë e tyre si të huaj, ata u prekën nga thjeshtësia e Bashkudhëtarëve dhe mënyra se si i pajisnin  njerëzit e brendshëm (vendasit) për të ndihmuar fëmijët në komunitetet e tyre. Ndërsa panë rezultatet në Kamboxhia - dhe dëgjuan edhe për vende të tjera - ata filluan të pyesin veten: "Ku është modeli Bashkudhëtarët në Evropë?" Kur u qartësua vendimi  se ata do të shkonin në Holandë / Evropë në 2020, ata vendosën të marrin me vete edhe Bashkudhëtarët.

Ne ëndërrojmë për një lëvizje midis të rinjve dhe adoleshentëve në Evropë që do të pranojnë thirrjen e Jezusit për të dishepulluar kombet dhe për të ecur së bashku me një fëmijë secili. Imagjinoni si do të duket Europa nëse do të…

Michael Frost

(Autor, pedagog, folës) Unë kam qenë në dijeni të Bashkudhëtarëve për shumë vite, pasi kam hasur për herë të parë punën e tyre në Phnom Penh. Është një lëvizje e mahnitshme që na bën thirrje të bëhemi motra dhe vëllezër të mëdhenj me fëmijët e pambrojtur, të cilët përndryshe do të kalonin të vetëm nëpër rrethana shumë sfiduese. Jam i kënaqur të dëgjoj që Bashkudhëtarët tani ka filluar në Evropë, ku është dëshpërimisht e nevojshme.

 

This product has been added to your cart

CHECKOUT