FILLO TË PUNOSH ME KËTO SFIDA (SË BASHKU ME UDHËTARIN APO UDHËTAREN TUAJ TË RE)
THEMELET
Këto sfida hedhin themelet për sfidat e tjera. Ato të ndihmojnë të zbulosh se kush është Perëndia, çfarë ka kaluar Jezusi, si lidhet me faljen dhe të kërkuarit falje, çfarë mund të bësh për të tjerët dhe si mund të rritesh. Këto sfida kërkojnë rreth 1 muaj për të të ndihmuar të zbulosh dhe për t’u thelluar. Sigurisht, gjithmonë në një mënyrë argëtuese, sfiduese. A do të guxosh për të filluar?
Të gjitha sfidat mund t'i gjesh në aplikacionin Bashkudhëtarët.
BELLS
Seria BELLS përbëhet nga pesë sfida të ndryshme në të cilat ti bekon të tjerët: Beko (Bless), Ha (Eat), Dëgjo (Listen), Mëso (Learn), dhe Dërgo (Sent).
Michael Frost ka zbuluar se kur merr përsipër këto 5 sfida, rritesh jashtëzakonisht shumë si dishepull dhe dishepull- bërës. Duke i parë jo vetëm si 'mësime teorike' të këndshme, por duke i ndërtuar ato me vetëdije në jetën tëndë të përditshme si zakone. Ato do të të ndihmojnë të jetosh siç kishte menduar Jezusi. A do të guxosh?
Të gjitha sfidat mund t'i gjesh në aplikacionin Bashkudhëtarët.
MAJAT E MALEVE
Predikimi në Mal përmendet shpesh si një nga predikimet më të famshme të Jezusit. Jezusi ulet rrëzë një mali dhe shumë njerëz vijnë tek Ai për të dëgjuar mësimet e Tij. Në këtë predikim, Jezusi tregon për punën dhe shërbesën e Tij. Ai e bën të qartë se si funksionojnë gjërat në Mbretërinë e Tij. Para së gjithash, Jezusi u drejtohet dishepujve të Tij. Kështu jemi edhe ne dhe prandaj duam të mësojmë nga këto fjalë të Jezusit!
Në këtë seri sfidash ti do të punosh me tema që trajton Jezusi tek Predikimi në Mal. Ne duam të dëgjojmë së bashku atë që Ai thotë rreth këtyre gjërave dhe si dishepuj që duan të rriten në imazhin e Jezusit, ne do të pranojmë sfidën dhe gjithashtu do të bëjmë atë që thotë Mjeshtri. Bashkohu me ne!
Të gjitha sfidat mund t'i gjesh në aplikacionin Bashkudhëtarët.