New announcement. Learn more

TAGS

Mjeshtëria - një nga vlerat tona

Vargu kyç

1 Korintasve 11:1

Jini imituesit e mi, siç jam unë imitues i Krishtit. Jetoni si unë sepse unë jetoj si Krishti.

Çfarë është Mjeshtëria?

Mjeshtëri do të thotë të zotërosh një cilësi ose aftësi. Mjeshtëria arrihet duke u rritur/zhvilluar në një cilësi apo aftësi të caktuar. Mjeshtëria ka ekspertizë. Ti je në gjendje të bësh diçka të bukur dhe të bësh një punë të mirë.

Si e shohim këtë tek Jezusi?

Te Jezusi, ne e shohim Mjeshtërinë në mënyrën se si Ai sillet me njerëzit e ndryshëm. Në mësimdhënie, në marrëdhëniet dhe udhëheqjen e tij shërbyese. Nëpërmjet mësimeve të Jezusit, ne njohim vullnetin e Atit. Në mësimet e Jezusit qëndron mençuria hyjnore. Urtësia e Perëndisë zbulohet fuqishëm vetëm kur Jezusi e vë këtë njohuri në praktikë në jetën e përditshme. Jezusi nuk është vetëm Mjeshtër në kuptimin se si ne lidhemi me Të, por Ai është gjithashtu Mjeshtër në mënyrën se si ndërvepron me dishepujt e Tij.

Ne e shohim Atë të veprojë në grupe të mëdha si në ushqimin e 5000-ve, por edhe në grupe të vogla si në marrëdhëniet me dymbëdhjetë dishepujt. Ai udhëtoi intensivisht me këta burra për tre vjet. Në këtë grup prej 12 vetash, ne e shohim Jezusin veçanërisht me Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin. Në marrëdhënie me 3 shokë. Dhe përgjatë ungjijve ne e  shohim Jezusin duke investuar në marrëdhëniet një-me-një dhjetëra herë. Këtu ne shohim Jezusin gjithmonë duke udhëhequr në shërbim. Duke u përulur për të ngritur lart tjetrin. Për të ndihmuar tjetrin të rritet në dishepullim dhe duke i mësuar t'i shërbejnë të tjerëve.

Çfarë do të thotë kjo për lëvizjen Bashkudhëtarët?

Kjo do të thotë që ne fokusohemi të bëhemi gjithnjë e më të mirë në bërjen e dishepujve. Ne punojmë për t'u bërë si Mjeshtri - Jezusi. Ne duam të bëhemi gjithnjë e më shumë si Ai. Lëvizja Bashkudhëtarët është një vend i mrekullueshëm për të mësuar gjëra të reja. Ne duam që si Bashkëpunëtorë të të japim çdo mundësi për t'u rritur, në mënyrë që të mësosh të tjerët me anë të  shembullit të jetës tënde të përditshme, duke investuar në marrëdhënie dhe duke u udhëhequr nga shërbimi.

Lëvizja Bashkudhëtarët të ofron mjetet dhe mbështetjen dhe ndihmën që të rritesh në mjeshtëri. Rritja dhe mësimi bëhet në praktikë, së bashku me udhëtarin ose udhëtaren tënde të re, dhe sigurisht me ritmin dhe sipas mundësive të tua.

Çfarë do të thotë kjo për ty si Bashkudhëtar?

Nëse dëshironi t'i mësoni udhëtarit apo udhëtares tënde të re të ndjekë Jezusin në jetën e përditshme,  për ty si Bashkudhëtar kjo do të thotë që dishepullimi duhet të jetë (ose të bëhet) pjesë e jetës tënde të përditshme. Do të thotë që në grupin prej 5 vetash ju inkurajoni njëri-tjetrin që të 'bëheni si Mjeshtri' dhe kështu rriteni në cilësitë dhe aftësitë që mund t'i përdorni në marrëdhëniet tuaja me udhëtarët apo udhëtaret e reja. Kjo mund të jetë në fusha të ndryshme për secilin prej jush. Gjithsecili sjell një pjesë të vlefshme të përvojës së jetës. Ju mësoni me njëri-tjetrin dhe nga njëri-tjetri. Në mënyrë që në jetët tuaja të lindë një 'kulturë dishepullizimi' që do të jetë e dukshme në mjedisin ku jeni.

('Mastery - one of our values.' Shkruajtur nga Daniël Vaders.)



 

This product has been added to your cart

CHECKOUT