“Kur ne bëjmë diçka për ata që janë në nevojë të cilën ata kanë aftësi ta bëjnë vetë për veten, ne i shfuqizojmë ata” - Robert Lupton
Lëvizja Bashkudhëtarët kërkon të krijojë marrëdhënie ku fëmijë të varfër bëhen udhëtarë dhe udhëtare të reja tëcilët mësojnë të qëndrojnë në këmbët e tyre dhe ku shumë prej tyre do të jenë në fund Bashkudhëtarë për të tjerë fëmijë. Shumica e Bashkudhëtarëve janë rritur dhe ndjehen inferiorë ndaj vetes. Pastaj ata bëhen vëllezër dhe motra të mëdhenj, drejtues shërbëtorë, dishepull- bërës dhe zgjidhës problemesh në kishat e tyre dhe në komunitetet e tyre.
Unë (Craig) po vizitoj nje djalë të vogël që jeton në Malawi me familjen e tij në një kasolle. Bashkudhëtari më tregon se djali është i sëmurë. Familja dëshiron që unë, i huaji, të lutem për të. Une e kuptoj se nëse lutem për djaloshin, herën tjetër që ata të kenë nevojë për lutje, ata do të kërkojnë një të huaj të vijë dhe të lutet. Kështu që unë sugjeroj që Bashkudhëtari, i cili është fqinji i tyre, të lutet vetë për djaloshin. Une e di që duke i dhënë atij forcë, herën tjetër që familja ka nevojë për lutje, ata do të shkojnë direkt tek ai. Duke i dhënë atij mundësinë për të drejtuar dhe shërbyer fqinjëve të tij, ai bëhet pjesë e zgjidhjes.
Fuqizimi nuk ka të bëjë me të arriturit dhe të ngriturit njerëzit lart. Kjo mund të jetë e nevojshme në një krizë, si për shembull mbas një tërmeti, kur njerëzit kanë nevojë të dalin nga rrënojat, por kjo në përgjithësi është një perspektivë parë nga lart poshtë dhe ndihmuesit shihen si heronj. Njerëzit dhe komunitetet marrin fuqi kur ata zbulojnë forcat e tyre dhe aftësitë e tyre dhe i përdorin ato për të ndihmuar veten dhe njëri- tjetrin. Historia më sipër ilustron sesi fuqizimi mund të varet nga gatishmëria e atyre që shfaqen të fortë për të njohur dhe pranuar forcat dhe dhuntitë e të tjerëve.
Para 7 vitesh, Sothana një 19 vjeçar nga Kamboxhia donte të bëhej një Bashkudhëtare. Kur ai pa përreth fshatit të tij, ai vuri re 12 vjecarin Ni i cili i përkiste një prej familjeve më të varfra. Ni kishte braktisur shkollën dhe e ardhmja e tij dukej e zymtë, kështu Sothana e zgjodhi atë. Një vit më vonë, babai i Ni, një alkolist i rregullt, vdiq duke helmuar veten e tij duke pirë verë të lirë të bërë nga farat e orizit të përzier me metanol. Por “ Ai ishte një baba i mirë’ tha Sothana, dhe Ni u ndje i dashur nga ai.
Babai i Ni kishte qenë siguruesi kryesor i familjes kështu që barra ra mbi Ni, ai zuri vendin e të atit. Për 3 vite, Ni punoi për fermerët vendas duke bërë çdo lloj pune që gjente. Pa ndonjë aftësi të specializuar dhe pa toka, mundësitë e tij ishin të kufizuara. Edhe nëse një organizatë do të mbulonte kostot e trajnimit që Ni të mësonte një zanat, ai përsëri duhej të merrte në konsideratë sesi familja e tij do t’i mbijetonte periudhës së trajnimit pa të ardhurat e tij të vogla. Por i inkurajuar nga Sothana, Ni u kthye në shkollë në kohën e tij të lirë dhe arriti deri në klasë të nëntë.
Përmes gjithë trishtimit dhe sfidave, Ni tha se të paturit një Bashkudhëtar dhe të qenurit i mirëpritur nga një kishë lokale bëri një ndryshim. Dikur kur çatia e shtëpisë së Ni u shkatërrua gjatë një shiu të rrëmbyeshëm, anëtarët e kishës ndihmuan për ta riparuar atë. “Une nuk kalova kohë me të tjerë”, tha ai” sepse ndjeva në zemër që isha i varfër. Kisha frikë dhe isha i vetmuar. Sot Ni është i lidhur me një komunitet që përfshin Bashkudhëtarë, udhëtarët e rinj dhe anëtarët e kishës.
Në moshën 16 vjeçare, Ni mendoi të bëhej një Bashkudhëtar, por shqetësohej se mos të tjerët do ta përçmonin meqë ai ishte i varfër dhe i pa arsimuar. Por përsëri ai ka mësuar të mbijetojë, të mbështesë familjen e tij dhe madje ka përparuar në shkollë pavarësisht nga sfidat vështira. Gjithashtu ai ka një marrëdhënie me Jezusin dhe një grup shokësh. Në shumë mënyra, ai është një mentor ideal për një fëmijë të pambrojtur/ të varfër që po rritet në të njëjtat rrethana por fuqizimi i tij do të jetë i plotë vetëm kur ai të njohë dhe të pranojë forcat dhe dhuntitë e tij. Për fat të mirë, Bashkudhëtari i tij dhe kisha e tij do të vazhdojnë ta inkurajojnë atë.
Parimet në lëvizjet relacionale
Kur Jezusi shpalli Mbretërinë e Perëndisë, ai i ftoi ndjekësit e tij të ishin pjesë e një përqasjeje të re të marrëdhënies me Perëndinë dhe me njëri- tjetrin dhe u bëri atyre thirrje të” pendohen” që do të thotë të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Por të ndryshuarit mënyrën tonë të të menduarit është e vështirë dhe ndonjëherë konfuze dhe në vend që të na jepte udhëzime të qarta, Jezusi na mësoi dhe jetoi në shembëlltyra dhe kontradikta. Kur ai fliste në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai jepte urdhërime që thyenin sistemet, të tilla si “ Duajini armiqtë tuaj” dhe “ ktheni faqen tjetër”. Por përsëri ai demonstroi Mbretërinë duke ngrënë me mëkatarët dhe taksambledhësit. Ndërsa njerëzit përpiqeshin të futeshin përmes “ rrëmujes njerëzore” ai vuri re njerëz të pa rëndësishëm buzë rrugës: një të verbër që e thërriste, një grua me gjakrrjedhje kronike që po prekte mantelin fshehtas, dhe fëmijë që po shtyheshin. Ai ndaloi dhe mori kohë për t’u kushtuar vëmendje, duke u bërë pjesë e nevojave të tyre fizike,shpirtërore dhe sociale. Kur ndjekësit e tij ishin të emocionuar dhe të impresionuar, gati për ta lavdëruar dhe për ta kurorëzuar, Ai hipi në një varkë dhe u largua. Më vonë Ai i tha dishepujve të tij të bëhen shërbëtorë në vend që të përpiqen të jenë më të rëndësishmit ose të parët. Dhe Ai ua lau këmbët atyre. Gjithë këtë kohë, njerëzit e humbën faktin që njerëzit dhe marrëdhëniet kishin më shumë rëndësi sesa të bërit atë që njerëzit donin ose shpresonin. Ai pa një mbretëri që po vinte që do të ndryshonte gjithçka dhe Ai mendoi në mënyra të reja që sfiduan përgjigje të thjeshta dhe qartësi.
Parimet WISE nuk përmbushin pritshmëritë e njohura, dhe as nuk ofrojnë përgjigje të thjeshta dhe qartësi. Ato nuk janë formula për të drejtuar lëvizje të suksesshme dhe ato nuk do ta bëjnë marrjen e vendimeve të lehtë apo të drejtpërdrejtë. Por ne mendojmë se ato janë të mençura sepse ato reflektojnë urtësinë që ne shohim në mënyrën relacionale që Jezusi ndëveproi me njerëzit. Këto parime udhëzojnë drejtuesit dhe organizuesit e lëvizjes Bashkudhëtarët drejt vendimeve dhe veprimeve që shërbejnë dhe nderojnë njerëzit dhe marrëdhëniet në Krishtin më tepër sesa ti dëmtojmë apo ti zvogëlojmë ato.
(‘Wise Principles - Empowering’. Përdorur me lejen nga: Historia e Bashkudhëtarëve - duke pajisur një brez për të arritur brezin tjetër. Nga Craig Greenfield dhe Andy Gray)