Vizioni i Bashkudhëtarëve është të shohin lëvizjet e Bashkudhëtarëve të rriten rreth botës, duke filluar me pak grupe në çdo shtet, dhe duke u rritur në qindra ose madje mijëra bashkudhëtarë që zgjedhin të ndjekin Jezusin duke ecur me dashuri krahas fëmijëve të pambrojtur. Një lëvizje e tillë nuk mund të bëhet sepse drejtohet nga marrëdhëniet. Por duke trajnuar partnerët vendas për t’u mobilizuar në një mënyrë ndërvepruese, lëvizja është e shkallëzuar.
Shkallëzim thjesht nënkupton të përdorurit sisteme, metoda dhe burime që do të jenë të qëndrueshme ndërsa lëvizja rritet nga qindra në dhjetra mijëra. Lëvizja e Bashkudhëtarëve bazohet në marrëdhëniet. Lëvizja Bashkudhëtarë Europe ndërton marredhënie me kishat lokale dhe të rinj që shërbejnë në komunitete lokale për të ndërtuar marrëdhënie me pastorë dhe të rinj. Bashkudhëtarët e rinj ndërtojnë marrëdhënie si një grup dhe individualisht me udhëtarët e tyre të rinj. Këto marrëdhënie janë vet- gjeneruese dhe vet-mbështetëse. Sistemet dhe metodat përdoren për të mobilizuar dhe mbështetur Bashkudhëtaret por sapo ata trajnohen dhe fillojnë shërbesën, lëvizja është vet-mbështetëse.
Shkallëzimi brenda Bashkudhëtarëve është i limituar nga numri i të rinjve që shërbejnë dhe që mund të mbështeten dhe nga aftësitë e tyre, sigurimi dhe përhapja e kurikulës dhe materialeve trajnuese dhe kostot e të mbajturit kampe trajnimi vjetore. Këto janë për të mbështetur Bashkudhëtarët dhe marrëdhëniet e tyre, por ata kanë nevoje për burime njerëzore dhe financiare. Për drejtuesit dhe organizatorët, të marrësh vendime të shkallëzuara në përgjithësi do të thotë të maksimizosh marrëdhëniet dhe të minimizosh limitet dhe ngarkesat mbi ta. Projektet dhe programet (dhe kompanite) mund të shkallëzohen gjithashtu por Bashkudhëtarët është një lëvizje relacionale më tepër sesa nje projekt apo program.
Drejtuesit brenda lëvizjes relacionale duhet të ushtrojnë vet-kontroll, duke qënë se ata mund të kalojnë lehtësisht në një mendësi të orientuar nga projektet ose programet që nuk shkallëzohen. Ata mund të marrin në konsideratë marjen në kontroll për një farë kohe me qëllim që të arrijnë rezultate. Ndërsa një veprim i tillë mund të jetë efektiv në një afat të shkurtër kohor, ai krijon pritshmëritë e gabuara dhe zvogëlon rolin e marrëdhënieve. Lëvizja relacionale dhe shkallëzimi shkojnë dorë për dore. Drejtuesit në këtë lëvizje duhet të presin që ti lejojnë marrëdhëniet të lulëzojnë por kjo është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Historia e mëposhtme tregon se çfarë mund të ndodhë kur vendimarrja e lëvizjes ndërtohet nga një përqasje relacionale.
Unë (Craig) jam duke vizituar lëvizjen e Bashkudhëtarëve në Malawi ku njerëzit janë të varfër dhe jetojnë në shtëpi të thjeshta të bëra nga balta ose tulla, me dysheme me baltë. Familjet këtu kanë fëmijë për të ushqyer dhe ata përpiqen shumë të përballojnë jetesën. Chokondi, mikpritësja ime është një grua e re nga Malawi me një buzëqeshje të shpejtë të cilës i pëlqen të veshë ngjyra të ndezura. Sot ajo ka veshur një bluzë me lule jeshile dhe protokalli të ndezur. Ajo më prezanton me motrën e saj të vogël Traires, që është 13 vjece.
Duke qenë një nga 7 fëmijët, Traires është e lumtur të ketë Chikondia si një Bashkudhëtare. Çdo mëngjes mamaja e saj ngjitet për orë të tëra lart në mal për të mbledhur dru zjarri që t’i shesë për të fituar lek. Ata përpiqen por nuk mund të bëjnë shumë. Traires nuk e sheh shumë mamanë e saj. Chikondi më tregoi që ajo e vizitoi Traires dje dhe që Traires i tha se nuk kishte sapun të lahej. Në moshën 13 vjeçare, pastërtia fillon të bëhet e rëndësishme për të. A mund ta ndihmojë Chikondi?
Kjo më preku shumë. Sapuni nuk kushton pothuajse asgjë. Fëmijët në lëvizjen tonë kanë vështirësi në plotësimin e nevojave më bazike të jetës- sigurisht në mund të sigurohemi që ata të gjithë kanë një sapun. Mendimet e mia ndërpriten nga Chikondi e cila më tregon: “Kështu unë e çova atë tek tregu dhe ne blemë disa gjëra të vogla: sapun, një krehër,një këmishë të vogël. U ndjeva mirë. Unë isha e lumtur që e ndihmova vajzën. Jam e përulur dhe falenderuese që ne i dhamë Chikondit hapësirën për të qenë bujare. Megjithëse ajo është vetë e varfër, Chikondi po zbulon gëzimin e të dhënit.
Brenda lëvizjes Bashkudhëtarët shumë nga udhëtarët dhe udhëtaret e reja janë të varfër ekonomikisht. Në disa vende, jetët e tyre janë në rrezik për mungesë të disa eurove në muaj. Nëse drejtuesit Bashkudhëtarë do të mblidhnin fonde për të ndihmuar fëmijët si Traires, shumë njerëz do të kontribuonin por parimet e mëposhtme synohen për të ndihmuar drejtuesit të mendojnë me kujdes sesi t’i përgjigjen nevojave të pashpresa. Megjithëse këto parime bazë fokusohen mbi parimin e shkallëzimit, të gjitha parimet W.I.S.E. janë të përfshira.
Bujaria e Bashkudhëtarëve.
Nëse Bashkudhëtarët Ndërkombëtare do të përdornin para dhe burime për të zgjidhur problemet për udhëtarët dhe udhëtaret e reja, të rinjtë që shërbejnë si Bashkudhëtarë, ata nuk do të inkurajoheshin që të jepnin nga burimet e tyre personale, kështu që do të humbisin mundësinë për të qënë bujarë dhe për t’u bërë vetë pjesë e zgjidhjes. Bujaria është një aspekt i rëndësishëm i dishepullizimit që ne duhet ta kultivojmë, dhe duke ndërhyrë me burime të jashtme do ta nënvlerësonim atë.
Zgjedhja Udhëtarit ose Udhëtares të re
Nëse Bashkudhëtarët Ndërkombëtare do të siguronin udhëtarët e rinj me para dhe burime nga jashtë, Bashkudhëtarët do të detyroheshin të zgjidhnin anetarë të familjes dhe miq si udhëtarë apo udhëtare të reja në vend që të zgjedhin fëmijë të pambrojtur në komunitetin e tyre. Në shumë kultura, pritshmëritë- madje kërkesa- është që nëse familja juaj ose shokët tuaj po përballen me varfërinë, ju i mbështesni ata financiarisht duke ndarë fillimisht marrëdhënie financiare me ta.
Trysnia për t’u kthyer në një program
Kur bëhet e njohur që Bashkudhëtarët Ndërkombëtare po ndihmonin njerëzit financiarisht, stafi /personeli do të mbytej me kërkesa sepse në zona të caktuara shumë vëllezër dhe motra të rinj kishin nevojë. Nëse këto kërkesa nuk do të përmbusheshin ose nëse disa familje dukeshin se merrnin më shumë sesa të tjerë, do të kishte xhelozi dhe zemërim. Shumë shpejt stafi do të ishte duke drejtuar një program të centralizuar, të pa shkallëzuar dhe që po rrëzohej në vend që të mobilizonte një lëvizje bazë për dishepullizim.
Aftësia për të ndihmuar më shumë fëmijë
Një lëvizje që po rritet mund të ndihmojë shumë më tepër fëmijë sesa një program i pashkallëzuar. Siç e pamë më herët në shembullin nga Kamboxhia, 99% e vëllezërve dhe motrave të vegjël atje ndjekin shkollën. Kjo është një përqindje shumë më e lartë sesa midis bashkëmoshatarëve të tyre. Shumë Bashkudhëtarë ndihmojnë vëllezërit e tyre në mënyra praktike duke ndarë ushqimin, duke blerë pajisje shkollore dhe madje duke paguar tarifën e shkollës sepse ata besojnë se ndihma e tyre ka rëndësi.
Lëvizjet relacionale janë efektive dhe të fuqishme por gjithashtu janë edhe delikate. Kështu që është e rëndësishme të njohim që të gjitha programet nuk janë të këqija. Në disa situata, një Bashkudhëtar mund të kërkojë një shërbesë lokale ose një organizatë me një program për të ndihmuar fëmijët, por lëvizja e Bashkudhëtarëve duhet të jetë e kujdesshme për të mos zhvilluar programe dhe të lënë mënjanë potencialin e tyre të vërtetë në këtë proces.
(‘Wise Principles - Scalable’. Përdorur me lejen nga : Historia e Bashkudhëtarëve - duke pajisur një brez për të arritur brezin tjetër. Nga Craig Greenfield dhe Andy Gray)