Lëvizja Bashkudhëtarët dëshiron të shohë fëmijët e pambrojtur të restauruar dhe të transformuar nga ana sociale, emocionale, mendore, fizike dhe frymërore kështu që ata të jetojnë si qënie humane të plota. Ky transformim dhe restaurim do të prekë marrëdhëniet brenda familjeve dhe vendin ku ata jetojnë ashtu si dhe sistemet dhe strukturat rreth atyre marrëdhënieve. Çdo lëvizje dishepullizimi që merret me restaurimin duhet t’i kushtojë vëmendje konflikteve midis prindërve ose fqinjëve, paaftësisë së një fëmije për të ndjekur shkollën ose për tu ushqyer mjaftueshëm, një virusi që prek popullsinë ose shfrytëzimin e punonjësve brenda një kompanie.
Megjithëse transformimi shpirtëror është pjesë e jetës si një person i plotë, nuk duhet të fillojmë gjithnjë atje. Ndonjëherë Bashkudhëtarët pyesin nëse është më mirë të zgjedhin një udhëtar ose një udhëtare tjetër nëse udhëtari ose udhëtarja aktuale nuk dëshiron të lutet ose të shkojë në kishë. Por përsëri është e rëndësishme për Bashkudhëtarët të njohin dashurinë e Jezusit duke e praktikuar atë me durim kështu që udhëtarët dhe udhëtaret ta përjetojnë atë dashuri lirisht pa paragjykim ose pritshmëri.
Një Bashkudhëtar nga Kamboxhia na tregoi se vitin e parë ai ishte i lumtur të shikonte udhëtarin e tij të ri të lante duart e tij para se të hante. Udhëtari i tij i ri vjen nga një familje e varfër budiste. Ata jetojnë në rrethana të vështira dhe prindërit shpesh janë në konflikt. Mund të duket një hap shumë i vogël që djali filloi të lante duart e tij por ky Bashkudhëtar kuptoi që kjo kishte rëndësi. Dhe duke treguar për higjenën e djaloshit, Bashkudhëtari përmendi rritjen e tij në besim. Ai në mënyrë të dukshme e trajtoi udhëtarin e tij të ri në një mënyrë tërësore ndoshta sepse ai u rrit dhe erdhi në besim në të njëjtin komunitet të varfër nga ana ekonomike.
Një tjetër Bashkudhëtare tregon për një vajzë 11 vjeçare , Piya, e cila nuk mund të shkonte në shkollë sepse asaj i duhej të qëndronte në shtëpi të kujdesej për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Mamaja e saj është një fermere dhe nëse ajo nuk shkonte në fusha çdo ditë dhe të punonte, ajo nuk mund të ushqente fëmijët dhe të mbante familjen së bashku. Bashkudhëtarja e Piyas bisedoi me mamanë e saj dhe ato gjetën një zgjidhje që Piya të mund të ndiqte mësimet. Por më vonë ata u përballën me një tjetër sfidë. Piya nuk donte të shkonte në shkollë sepse kishte turp. Vajzat e tjera mund ta dallonin që ajo ishte e varfër dhe që uniforma e shkollës së saj ishte e pistë dhe e vjetër. Më në fund Piya vazhdoi të shkonte në shkollë sepse Bashkudhëtarja e saj vazhdimisht e inkurajonte atë.
Pjesë e kësaj, ishte inkurajimi për të mbajtur veten të pastër dhe të larë. Bashkudhëtarja i Piyas gjithashtu bisedonte me atë rreth besimit dhe lutej për atë. Të djelave ato shpesh shkonin në kishën lokale së bashku. Marrëdhënia e tyre është një shembull i dashurisë tërësore dhe dishepullizimi në veprim.
(‘Wise Principles - Wholistic’. Përdorur me lejen nga : Historia e Bashkudhëtarëve - duke pajisur një brez për të arritur brezin tjetër. Nga Craig Greenfield dhe Andy Gray)